Sherif Ramabaja
Nga dashuria për atdheun, me pika i pari e filloi Dr. Abdixhiku. Gjithsejtë ai i hartoi 15 pika. Janë pritur më shumë prej tij, po për fillim ndoshta do të mjaftonin. Tash pritet edhe nga liderët e tjerë, që se cili prej tyre, të dalin me pikat e tyre.
Këto ditë pikat e tij pritet t´i prezantoi zoti Haradinaj, zoti Limaj, reperi zoti Memli Krasniqi, Molliqaj, Dudiçka, teologët zoti Dr. Naim Tërnava, zoti Dr. Shefqet Krasniqi, Baton Haxhiu, Buzhala, Lirim Mehmetaj dhe shumë të tjerë aktiv në politikën e vendit, atë kombëtare, pse jo edhe në politikën ndërkombëtare.
Personat e lartpërmendur, nuk është ende e qartë se a do ti prezantojnë pikat e tyre, personalisht në emrin e vetë, apo pikat e tyre do ti prezantojnë në emër të partive, katundit, qytetit apo grupacioneve të tyre.
Si do që të prezantohen ndihma e tyre pritet të jetë e madhe, nëse llogariten deri më tash seancat e dështuara të parlamentit. Për fat të keq, askund nuk po shihet drita në fund të tunelit, po shpresa vdes e fundit thotë populli.
Po mos t´i kishim liderët e ndërgjegjshëm, të cilët preokupohen se si ti gjejnë rrugët për rrëmbimin e pushtetit, do të rrezikohej atdheu seriozisht.
Fal Dr. Abdixhikut, i cili po e refuzon koalicionin me Kurtin, (duke ëndërruar për koalicion me PD) i lindi ideja se si të veproj. Dhe kështu erdhëm deri te pikët, të cilat na tregojnë rrugën se si ecet përpara.
Ekziston vetëm një vështirësi. Fituesi e zgjedhjeve po të ishte Dr. Abdixhiku, nuk do të kishte pasur nevojë fare të thurte apo hartonte pika, po qe do kur elektorati nuk qëndron pas teje, detyrohesh të orientohesh në pika, protokolle, referate, raporte, ultimatume et. për rreziqet në të cilat ndodhet atdheu.
Së fundi po mendohet që të gjitha pikat e hartuara, edhe nga liderët e tjerë, do të duhej që të bashkoheshin në një shportë dhe të thurej me to një memorandum, se si dilet nga kjo gjendje.
Një pikë në vete mund të ishte që të bashkohen edhe forcat politike rajonale, në rrahjen e mendimeve të përbashkëta. Në këtë rast nuk duhet përjashtuar asnjë opsion. Forca të tilla ka në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, por besa nuk duhet lënë anash as forcat, të cilat janë të tubuara rreth kënetës së Ramës, në Shqipëri. Pse jo, bashkimi bënë fuqinë. Kjo u pa edhe në ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Rama me ekipin e tij u përkujdesën që ndeshja të luhej pa flamurin e UÇK dhe simboleve të tjera. Ne po pretendojmë EU, prandaj sidomos ndaj Serbisë, duhet bërë lëshime.
Gjithkund ku paraqiten vështirësi duhet hartuar pika, ndryshe do të mbesim peng e së kaluarës. Atdheu mund të shpëtohet nga hartimi i pikëve.
Mars – Rover (Satirë)