in

Dëshmia e Dan Hutrës në polici: Desha t’i vrisjα dhe nuk pendohem

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së autorit të mαsαkrës së trefishtë që tronditi Tiranë dhe jo vetëm. 40-vjeçari Dan Hutra u tha forcave të policisë që i vunë prangat në zonën e Sharrës se nuk ishte penduar.

“Nuk jam i penduar. Doja ta bëja atë që bëra ndaj nuk pendohem”, – mësohet të ketë thënë gjakftohtë 40-vjeçari. Këtë të mërkurë ai vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Ai ka pohuar se i kishte planifikuar këto vrasje, duke mirëmenduar gjithçka.

Pasi plagosi të dashurën për një borxh në zonën e Astirit në Tiranë ai mësyu në banesën e ish-gruas, ku vrau motën e saj dhe kunatën e saj. Nga plumbat u plagos ish-bashkëjtuesja dhe nëna e saj.

Fill pas kësaj ngjarje, Hutra shkoi në banesën e armikut të tij që e kishte njohur në burg, Vladimir Kurti, ku qëlloi me automatik drejt motrës së tij, Etleva Kurti, duke e lënë të vrarë në vend. Pas 6 orësh në arrati, ai u arrestua në landfillin e Sharrës.

Lini një Përgjigje

Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në disa lagje të Tiranës

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, vriten civilë dhe dëmtohet infrastruktura