in

Deputetit të Listës Serbe i hedhin granatë në oborrin e banesës

Një mjet eksploziv është hedhur mbrëmë rreth orës 23:00 në lokalin që është pjesë e së njëjtës ndërtesë me shtëpinë e anëtarit të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Zoran Maksimoviq në Ranillug. Ai tha se mjeti shpërthyes u hodh në kopshtin e lokalit i cili në atë moment ishte i mbyllur.

“Ishim me pushime. Në shtëpi ishte vetëm vajza. Djali doli. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Rasti është raportuar në polici. Kanë bërë hetime. Ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimi është në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, – ka thënë shkurt Maksimoviq. Deputeti i Listes Serbe thotë se kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e Ranillugut. 

Lini një Përgjigje

Aldo Majnishta u arrestua nga Policia e Kosovës për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për `Vrasje të rëndë`