in

Deputeti i PD-së bllokon foltoren: Duhet të mbajmë qëndrim për Kosovën

Debate në Kuvend, ku deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren, ndërsa punonjësit e Gardës e kanë rrethuar. Dogjani tha se “Duhet të mbajmë qëndrim për Kosovën”.

“A e dini që atje po vriten njerëz? Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim, janë marrë 3 policë peng në Kosovë, kemi një kryeministër që sillet si shefi i OKB-së. Të vijë këtu në Kuvend dhe të japë llogari për draftin që ka dërguar në BE dhe SHBA për konfliktin në Kosovë.

Është e turpshme që Kuvendi nuk ka pasur asnjë qëndrim për situatën në Kosovë, deri në fund të kësaj seance duhet të dalim patjetër ne bhë qëndrim.”- tha Dogjani.

Lini një Përgjigje

Kosova bllokoi makinat me targa serbe, radhë të gjata në pikat kufitare

Lirohen katër qytetarët e Kosovës të arrestuar në Merdare