Sherif Ramabaja
Drita ime e sapolindur Dea, po të shkruaj edhe pse e di që nuk din të lexosh, e as të na kuptosh ne të rriturve. Ti sapo ke ardhur në botën tonë të njerëzimit, pikërisht në botën shqiptare.
Unë isha tejet i lumtur që arrita të ngjitem në tempullin më të lartë të atdheut tim, në Parlament, kur gëzimin deri në shpërthim, ma shtoi edhe lindja e jote Dea. Pra unë u bëra me dy gëzime, vetëm prisja mbledhjen konstituive të parlamentit, që të filloja të jepja ndihmën time për atdheun tonë të dashur, Kosovën.
Nuk kuptova në fillim se ç’po ngjet. U vërtetova se nuk ishte aq thjeshtë, siç e kisha menduar. Më duhet të tregoi se shqiptarët, tash e tutje edhe ti pjesëtare e këtij populli, dinë të jenë shumë të komplikuar e sidomos kur ngulin këmbë në inatin e tyre, i cili na përcjell me shekuj, e kurrsesi të çlirohemi prej tij. Obobo , ne arritëm të çliroheshim prej Serbisë, që ishte ëndërr e paparashikuar, kurse nuk po arrijmë kurrsesi të çlirohemi nga vetvetja.
Shkurt e shqip, propozimi për zgjedhjen e kryeparlamentares së propozuar, po refuzohet në vazhdime. Kemi arritur deri te seanca e dyzet dhe asgjë, kemi ngelur ende te fillimi.
Diskutimet, pse kështu e pse ashtu janë pa kufi. Mazhoranca ngul këmbë në kandidaten e tyre, e cila sipas tyre ngjall frikë te liderët e opozitës se do ti ndiqte për keqpërdorime, krim të organizuar, përvetësim të pasurisë shtetërore etj. etj.
Kurse nga opozita ngulin këmbë se duan, propozimin e një personi tjetër, përndryshe ajo nuk do kaloi dot. Kjo është vetëm një lojë e tyre thuhet, sepse ata e kanë qëllimin e grabitjes së pushtetit, apo rrëzimin e qeverisë.
Siç po e sheh drita e syve të mi Dea, kemi mbetur pa konstituimin e pushtetit ekzekutiv dhe pa funksionimin e plotë të shtetit.
Nëse më pyet se cilit grupimi unë i takoj, do të përgjigjesha, se tash as vetë nuk e di. Do ta kisha dhënë po ashtu një përgjigje spontane se më me dëshirë, nuk do t´i takoja asnjërit grup. Jam lodhur nga të gjithë. Kam dhimbje koke. Kam pagjumësi. Kam mbetur pa apetit. Më ka humbur vullneti për gjithçka. Jam bërë si i çartur.
Kisha ambicie se do të luftoja në forcimin e shtetësisë së Kosovës, për të cilën sa e sa gjeneratat janë burgosur, janë torturuar, janë masakruar, janë pushkatuar, janë detyruar ta lënë atdheun, familjen dhe më të dashurit e tyre, kurse ne sillemi sikur të ishim mihësit e lirisë sonë dhe atdheut aq të çmuar, vetëm për një post, apo për pushtet.
Drita ime Dea, puna erdh deri aty që të vendosej se si do të duhej të ishte votimi, i hapur apo i fshehtë. Gjykata Kushtetuese e dha mendimin, po nuk duel që ta sqaronte propozimin e vetë me fjalë, sepse me shkrim secili po e interpreton, ashtu si dëshiron vetë.
Lideri i njërës parti, për të cilën përpara shqiptarët do të binin në zjarr, deklaroi për media se ne do ta pranojmë një votim të tillë, por secili deputet i partisë sonë, fletën e votimit do ta shpalos para kamerave. Disa akëte e kuptuan si presion ndaj deputetëve. Kjo po ashtu do të thoshte se ne, deputetët tanë i kemi nën kontroll.
Liderët e tjerë, fajin e shohin te të tjerët, e askush te vetja. Pra drita ime Dea, kemi mbetur këtu, ku jemi. Kosova po zien nga vapa. Populli po zien nga liderët e papërgjegjshëm të tij. Kosova po loton nga deputetët e sapo zgjedhur, të cilët nuk vendosin me kokën e tyre. Drita ime Dea, po të premtoi se unë do të veproj ashtu si e kërkon atdheu, pa u bazuar në interesin e asnjërit politikan, lider, apo parti politike.
Me ardhjen tënde në jetë më është shtuar guximi që të mendoi dhe veproi me kokën time, për të ardhmen tënde dhe të tjerëve që po vijnë e do të vijnë. Mezi pres që të rritesh. Deri atëherë, po të premtoj se do ta konstituojmë Parlamentin.
Mars – Rover (Satirë)
Liderët e tjerë, fajin e shohin te të tjerët e askush te vetja. Pra drita ime D…, kemi mbetur këtu, ku jemi. Kosova po zien nga vapa. Populli po zien nga liderët e papërgjegjshëm të tij. Kosova po loton nga deputetët, e sapo zgjedhur të tij. Drita ime D…, po të premtoi se unë do të veproj ashtu si e kërkon atdheu, pa u bazuar në interesin e asnjërit politikan, lider apo parti politike.
Me ardhjen tënde në jetë më është shtuar guximi që të mendoi dhe veproi me kokën time, për të ardhmen tënde dhe të tjerëve që po vijnë e do të vijnë. Mezi pres që të rritesh. Deri atëherë po të premtoj se do ta konstituojmë Parlamentin.
Mars – Rover (Satirë)