Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje nga momenti i përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Pejës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bekim Berisha” ku siç shihet në videon e mëposhtme disa persona janë duke u përleshur me njëri-tjetrin.
Në një moment njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe hapur zjarr dhe më pas është larguar me vrap.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo identiteti i personave të përfshirë në sherr. Dihet se ata janë dy djem dhe babi i tyre. Mësohet se dy prej të plagosurve po marrin mjekim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, është shprehur se 3 personat e plagosur janë familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa njofton se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tij ka nisur një aksion intensiv për kapjen e autorit.