in

Debat për bartjen e shamisë!!!

Shkruan: Shpend Bajrami, Gostivar  

A thua Kosova i mbaroi të gjitha çështjet e pa zgjedhura?!!

A thua vajzat kosovare – studente demostronin, protestonin, burgoseshin dhe luftuan për çështjen e bartjes së shamisë që sot me kryelartësi i përfaqëson Dude Balje, shembulli më i keq i femrave!!!??A thua erdhi momenti që në shkolla inteligjencën apo nivelin e ngritjes së cilësisë së mësimit ta bëjë bartja e shamisë?!!!

A thua mbaruan problemet por tash na duhet të meremi me këto gjëra kaq të pa rëndësishme?!! Më kujtohet në vitet e ’90, në Maqedoninë e atëhershme, Parlamenti Republikan nuk diskutonte për Status Popull Shtetformues të Shqiptarëve në FYROM, por (sllavët për të formuar shtet me Kushtetutë pa përfshirjen e shqiptarëve, me mendjemprehtësi ua hodhën topin shqiptarëve dhe diskutonin) për letërnjoftimet se si do të fotografohen gratë shqiptare – myslimane, me shami apo pa shami duke lënë në harresë se emri i shkruhej me kirilicë dhe në shumë raste “Yllëza” shkruhej “Ileza” dhe ato (deputetët sllav) talleshin duke u dukur serioz, propozonin që mundet të fotografohen me shami por veshët duhet t’i mbajnë jasht shamisë… që një fotografi e tillë do të ngjante me diçka tjetër por jo dhe me një femër njeri,  dhe tema tjetër e diskutimit ishte ndarja e kazanit në ushtri, nëse ushtarët do të hanin nga kazani ku do të zihej edhe ushqimi me mish derri!!! 

Qesharake, nëse nuk do të ishte kaq e dhimbshme për injorancën që na ka mbërthyer frymën. E njejta politikë përsëritet tash në Kosovë.

Mozamakeq për Kosovën e Akademikëve që luftuan për Kosovën Republikë!

Lini një Përgjigje

Rita Ora po sjell bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare

Tradita e tmerrit, vajzat dërgohen për synet nga Franca në vendlindje