in

Dasma e djalit të Agim Ramadanit me kostume mirditore

Me kostum etnografik të Mirditës dasma e djalit të Agim Ramadanit, Legjendarit të Luftës së Kosovës me origjinë nga Mirdita!  Kostumografia e Mirditës është një thesar  i Etnokulturës Shqiptare,i trashigimisë ilire-autoktone! Veshja tradicionale e Mirditës është ndër veshjet më të bukura në pasurinë Etnografike Shqiptare!

 I motivuar nga origjina e të parve të tij në Mirditë, djali i Heroit Kombëtar Agim Ramadani, Edoni me bashkëshorten e tij, vendosen të bejnë dasmën në Gjilan me kostume etnografike të Mirditës! 

Besnik Paci sëbashku me drejtorin e kultures të Mirditës Gjergj Markun, artistin Beriland Kadeli dhe të rinjtë e  “Ansamblit Mirdita” ishin pjesë e dasmës të djalit të Agim Ramadanit! 

Mirditorja e nderuar Martine Tuci, mjeshtre e madhe e punimeve artizanale, realizoj kostumin etnografik të çiftit të familjes së Agim Ramadanit!

Un kam ruejtë gjuhën shqiptare;

un kam mbajtë doke e kanu,

e as për pare, as për timare,

gjak e t’ Parë s’i kam mohu’.

(Gjergj Fishta: “Lahuta e Malcìs”)

“M’u shtershin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde me ëndërrue

Mallkue qoftë gjaku im

nëse m’vrasin pa luftue(Agim Ramadani )

Lini një Përgjigje

Ofíceɾí í Ʋkɾɑínës me pɾejɑɾdhje shqíptɑɾe dʋke folʋɾ shqíp: “Ne í kɑpím ɑɾmët pëɾ tɑ mbɾojtʋɾ vendín”

A e ri themeluan mirditorët Gjakovën?