in

Daçiqi me kërkesë që NATO ta bombardoj Kosovën!

Sherif Ramabaja

Bota po e sheh se serbët e Veriut të Kosovës, janë viktimë e pushtetit të Prishtinës.

Kurti nuk po i respekton marrëveshjet e arritura dhe po e kundërshton formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, duke e shtyrë themelimin e tij në pafundësi.

Kurti në Veriun e Kosovës i largoi dhe i përjashtoi të gjithë serbët nga organet e pushtetit.

Kurti i solli forcat speciale dhe po i ndjek serbët, po i burgos dhe po e terrorizon popullatën serbe.

Kurti nuk po iu përmbahet dhe nuk po i respekton kërkesat e komunitetit ndërkombëtar.

Kurti po i kërcënohet Serbisë me ushtri, polici dhe po blen armatime për një luftë të përgjithshme .

Kurti po zhvillon propagandë ndaj Serbisë, popullit serb, Rusisë, Kinës, opozitës dhe kryeministrit Rama.

Kurti me mediat e tij i është kundërvënë të tërë botës, duke u ankuar e akuzuar se po e përkëdhelin Serbinë dhe po e gjykojnë Kosovën.

Kurti po e rrezikon paqen, jo vetëm rajonale po edhe atë botërore.

Kurti e ka rrëmbyer pushtetin absolut duke e ngulfatur opozitën e vendit, mediat dhe çdo zë që e kundërshton.

Kurti me pushtetin e tij po i kundërvihet zërave të arsyes siç janë Baton Haxhiu, Molliqaj, Buzhala, Milaim Zeka, Dr. Shefqet Krasniqit, Myftiut Tërnava dhe klerit musliman, duke e favorizuar ateizmin.

Kurti po e lufton kryeministrin Rama, Rilindjen e tij dhe Partinë Socialiste, që po përpiqen ta shmangin një luftë e cila ndodhet para shpërthimit.

Kurti si duket po përpiqet të shkaktoi Luftën e Tretë Botërore, me të vetmin qëllim për bashkimin me Shqipërinë.

Kurti me programin e tij nacionalist, e ka si synim bashkimin e shqiptarëve dhe trojeve që ai ëndërron se i janë plaçkitur nga fqinjët.

Kurti nëse nuk ndalet do të shkaktoi katastrofë botërore, prandaj apeloi në SHBA, si mike e Serbisë, në EU, në Rusinë, në Kinën, në Iranin, në Korenë Veriore etj. që të solidarizohen me Serbinë dhe të na mundësojnë që ta ndalim Kurtin.

Mundësia ndoshta më e mirë do të ishte që NATO me arsenalin luftarak ta bombardonin Kosovën, ashtu siç e patën bombarduar Serbinë në vitin 1999.

Unë si Ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, i kam të gjitha informacionet se çka po përgatit Kurti, prandaj para se të ndermirët ndonjë hap kundër tij, ju kisha lutur që të konsultoheni me mua.

Po ashtu nëse vendosni ta bombardoni Kosovën, unë jam vetë nga Kosova dhe ju kisha pajisur me të gjitha informacionet e nevojshme.

Kërkesa ime është që të veprohet pa humbur kohë. Albin Kurti i ka shpallur luftë tërë botës.

Ivica Daçiq, bashkëpunëtori më i ngushtë i Vuçiqit që nga koha e Milosevicit dhe një nga miqtë më të ngushtë të Putinit.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Hyrja misterioze e aeroplanmbajtëses amerikane në Adriatik, mediat evropiane ngrenë alarmin

Shteti sekular i Kosovës ka vdekur!