Sherif Ramabaja
Serbia as sot nuk e ka ndërruar strategjinë e saj për shfarosjen e shqiptarëve. Nuk turpërohet fare, nuk e vret ndërgjegjja, nuk frikësohet se këto mund t´u kthehen një ditë vetë atyre, nuk frikësohen për rininë dhe fëmijët e tyre se me shembuj krimi po i edukojnë, nuk kanë frikë nga bashkësia ndërkombëtare që po ua mëson qëllimin, nuk kanë frikë nga ligji ndërkombëtar, nuk kanë frikë për vrasjet, torturat, burgosjet, masakrat, ndjekjet, dëbimet, përdhunimet, grabitjet, kolonizimet, shfarosjet, asimilimet, shpërnguljet, pasivizimet e adresave etj. etj. që kanë bërë e po i bëjnë ndaj shqiptarëve.
Është e pamundur të përpilohet një listë nga shqiptarët, institucionet kombëtare apo institucionet botërore, që mund t´i përfshijë të gjitha, çfarë kanë përjetuar, e po përjetojnë shqiptarët prej tyre.
Tash kur nuk u ka mbetur gjë tjetër që të provojnë mbi shqiptarët, një udhëheqës serb me prejardhje nga Kosova, tash Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë me emrin Daçiq, po provon edhe diçka, që askujt në botë deri më sot nuk i ka shkuar mendja: biznes me kufoma të shqiptarëve.
Por ky minoritar nga Kosova dëshiron të hyjë në librin e Ginisit botëror, duke e filluar për herë këtë biznes, sa tragjik po aq të dhimbshëm – me kufoma të fqinjëve të tij, shqiptarëve.
Të tjerët e kanë vështirë t´i kuptojnë sjelljet e serbëve si komunitet, por shqiptarët i njohin dhe e dinë se kjo është në natyrën e tyre si popull, prandaj u dhimbsen për nivelin e tyre që barazohet me gjenocid .
Ky biznes i Daçiqit bëhet me dy qëllime të caktuara: në njërën anë të tregoi se çfarë mund të bëjë ndaj shqiptarëve dhe në anën tjetër insiston që rastin e të ndjerit Fatonit ta krahasoi dhe ta matë me sulmin paraushtarak e terrorist në Banjskë, me të cilin u diskredituan politikanët Vuçiq e Daçiq, si dhe i tërë shteti serb.
Në botë një „biznes” i tillë quhet krim dhe dënohet me ligj ndërkombëtar, po kur është në pyetje Serbia, të gjithë bëhen sikurse nuk dinë se ç´po ndodhë. Kështu ndodhte edhe kur i pushtonin trojet shqiptare. Vrisnin, prisnin e masakronin shqiptar, duke ua grabitur territorin, ndërsa deklaronin se po luftojnë kundër turkut për çlirimin e Ballkanit.
Një realitet i pamohueshëm është se Kosova dita – ditës po forcohet dhe konsolidohet si shtet. Serbia deshi apo nuk deshi do të detyrohet ta respektoi realitetin dhe fuqinë e saj, përndryshe në të ardhmen do të ballafaqohet me forcën e saj goditëse.
Kjo shumë shpejt do të jetë realitet, i pëlqeu kjo Daçiqit e Vuçiqit apo jo, megjithatë shqiptarët nuk mund të bien në nivelin e tyre, sepse kanë shpirt, kanë ndërgjegje, kanë mëshirë e karakter, të cilët me krenari e kujtojnë se janë bijtë e Gjergj Kastriotit dhe Nënës Tereze.
Me një “biznes” të tillë, minoritari Daçiq vetëm sa e tregon veten dhe popullin e tij se cilët janë. Nëse mendojnë se do ta poshtërojnë dikënd, këtë do ta bëjnë vetëm ndaj vetes dhe popullit të vetë, e assesi ndaj shqiptarëve.
Popujt me një të kaluar të ndritur dhe bota demokratike, duhet të punojnë që Daçiqi e Vuçiqi për veprimet e tyre, do të duhej të përgjigjeshin para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.