in

CNN: SHBA 133 mijë raste të reja nga coronavirusi dhe 616 të vdekur

SHBA-ja raportoi 133 mijë raste të reja nga coronavirusi të dielën, dita e 13-të radhazi që vendi regjistroi mbi 100 mijë të prekur. Sipas CNN 616 viktima u shënuan brenda 24 orëve të fundit nga coronavirusi. 

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi vdekjeprurës në SHBA, vlerësohet të jetë rritur mbi 11 milionë, derisa deri më tani ndërruan jetë rreth 246 mijë persona, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Vendi u përball së fundmi me rritje drastike të rasteve derisa vlerësohet që shifrat janë shumë më të larta se sa në valën e parë të pandemisë. Për më shumë se një javë SHBA-ja regjistroi një milion të prekur nga sëmundja e COVID-19. Lidhur me këtë rast, Michigan dheUashington do të implementojnë masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit

Lini një Përgjigje

Mbi një mijë protestues u arrestuan në Bjellorusi

Moti në vendin tonë, i ndryshueshëm dhe me vranësira