in

Çmimi i Paqes për Salman Rushdie

DW

Shkrimtari indiano-britanik, Salman Rushdie do të nderohet me Çmimin e Paqes të Shoqatës Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve 2023 – “për papërkulshmërinë e tij, afirmimin e jetës dhe dashurinë për tregimin”.

Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë Çmimin e Paqes të Shoqatës Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve 2023 në vjeshtë në Paulskirche në Frankfurt, siç njoftoi bordi i fondacionit të hënën në mëngjes (19.06.2023) në Frankfurt am Main. Homazhi solemn, duke përfshirë edhe dhënien e çmimit të shoqëruar me 25.000 euro, zhvillohet tradicionalisht në përfundim të Panairit të Librit në Frankfurt (18-22.10.2023). Çmimi prestigjioz i Paqes jepet nga  Shoqata Gjermane e Botuesve dhe Librashitësve (Börsenverein des Deutschen Buchhandels), organizata tregtare e shtëpive botuese dhe librarive. Çmimi është një homazh për personalitetet që kanë kontribuar në realizimin e idesë së paqes në letërsi, shkencë apo art.

Lini një Përgjigje

Orban i kërkon Beogradit të lirojë policët e Kosovës që po mbahen në Serbi

Pas Bebe Rexhës, goditet në koncert Ava Max, një tjetër këngëtare shqiptare