in

Çmimet e larta dhe liberalizimi i vizave, arseja kryesore e ikjes se "kosovarëve" nga bregdeti shqiptar!

Ka kaluar koha e pushimeve patriotike. Shqiptarët e Kosovës duan kushte më të mira, mirësjellje dhe pritje qytetëruese. Në Kroaci e Sicili këto kërkesa ua plotësojnë.

Agim Shanini nga Aleanca Kosovare e Biznesit tha se arsyeja kryesore se pse qytetarët e Kosovës këtë vit s’po e zgjedhin Shqipërinë për pushime është për shkak të liberalizimit të vizave.

Ai thotë se pushuesit nga Kosova janë stepur edhe nga ngritjet e çmimeve në bregdetin shqiptar.

“Arsyet janë liberalizimi i vizave që kanë mundësin të lëvizjes të lirë në shtetet e tjera. E dyta janë oferta konkurruese më të mira, në krahasim më Shqipërinë dhe e treta kosovarët zgjedhin edhe vendet e tjera, por shtrenjtim i ofertave dhe konkurrenca e dobëte në Shqipëri kanë zgjedhur që të vizitojnë vendet e tjera për pushime”, theksoi Shahini.

Shahini ka bërë të ditura disa statistika që janë bërë në Aleancën Kosovare të Biznesit, ku është bërë e ditur se 55% e qytetarëve marrin kredi për deti.

“AKB është në fazën e publikimit të një hulumtimi ‘Vera 2024’, pjesën e parë e cila është publikuar, ku është dal se 57% e qytetarëve të Kosovës kanë mundësi të shkojnë në pushime së paku një herë brenda vitit, kurse 55% kanë deklaruar se nuk i kanë mundësitë për pushime por, ato mund të i bëjnë me kredi, huazime borxhe dhe forma të tjera”, deklaroi ai.

Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor i shtetasve nga Kosova për shkak të afërsisë, por edhe pamundësisë për të udhëtuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43% të totalit të shtetasve të huaj. Këta të fundit në 2023-n arritën rekord, duke e kaluar shifrën e 10 milionë.

Vuçiq në vizitë të një vëlla mysliman: Egjipti nuk ka aktivitet me Kosovën

A ishte vrasja e Gjukanoviqit e planifikuar nga mafia serbo-shqiptare?