in

Çka kanë kundër Rugovës në QKK e në Ministrinë e Kulturës?

Apo kur “Gomarët e mirë” ia zunë rrugën “Rilindasit të fundit

Gani Mehmetaj, ish drejtor i Kosovafilmit, producent.

   Edhe para dy vjetësh juria e QKK-së, po aq e paarsimuar dhe pa asnjë biografi e refuzuan filmin “Rugova, rilindasi i fundit”, edhe pse ishte i vetmi konkurrent. Për të mbuluar turpin, Ministria e Kulturës doli  me kumtesë se  nuk do ta mbështesin asnjë film dokumentar, sepse nuk mund të thoshin se nuk donin ta mbështesin filmin për Rugovën, ndërsa film tjetër nuk kishin. 

 Shteti dhe ligji i obligonte të financonin filmin dokumentar, paratë ishin dhënë, por ata i kthyen mbrapshtë. Fatkeqësisht as atëherë as tash askush nuk u lypi llogari. 

Cila ishte konkurrenca e sivjetme? 

   “Gomarët e mirë” të një autoreje ekonomiste, pra amatore në film, që jeton e punon në Zvicër, me thanë bashkëpunëtorët e mi. Filmi i dytë po ashtu me thanë bashkëpunëtorët ishte i komunitetit jevg që jetojnë në Gjermani, ndërsa janë të panjohur. 

Ka programe për amatorë që mund ta mbështesnin filmin “Gomarët e mirë” apo programe për minoritetin hashkalinj, prandaj nuk duhej të futeshin në konkurrencë me profesionistë. Mirëpo juria amatore e QKK-së pa biografi dhe pa asnjë të dhënë që kanë bërë diçka në film a për filmin e shpërblyen nivelin e tyre, apo që është më e besueshme e zbatuan urdhrin  nga lartë, sepse gjymë analfabetet nuk vendosin, ata zbatojnë urdhra.  

 Mbështetja financiare për filmin “Rugova, rilindasi i fundit” do t’i bënte nder Ministrisë së Kulturës, do t’i bente nder shtetit të Kosovës. Është projekti më serioz kinematografik në dhjetëvjetëshin e fundit, ndërsa presidenti historik është njëri ndër personalitetet më të mëdha që i patëm në shekullin XX. Është e turpshme të refuzohet në këtë mënyrë. 

A duhet të kërkojnë llogari deputetet e Kuvendit të Kosovës?

Ushtria ruse sulmon portin e Odesës në Ukrainë

Shërbimet sekrete amerikane: Rusia po ndërhyn në garën Biden – Trump