in

Çka do të ndodhë me 144 shqiptarët e kampit Al-Hol në Siri

15 mijë persona pritet të lirohen nga kampet në Siri. Autoritetet kurde kanë vendosur të lirojnë 15,000 të burgosur nga kampi Al-Hol, i cili ndodhet në verilindje të Sirisë e ku prej 4 vitesh mbahen të izoluar.

Shkak për lirimin e tyre është bërë fakti se disa persona janë infektuar me koronavirus dhe infeksioni po përhapet me shpejtësi.

Por si qëndron gjendja në lidhje me shqiptarët? Bedri Elezi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, zbulon për Gazetën “Si” se në kampin e ruajtur nga kurdët në Veri të Sirisë janë strehuar rreth 53 fëmijë dhe gra nga Shqipëria, të cilët presin të kthehen në vendin e tyre.

Ai tha se gjithsej në Kampin Al Hol janë 144 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Gjithsesi është ende e paqartë nëse shqiptarët do të jenë në mesin e të liruarve, pasi sipas disa investigimeve të kryera disa ditë më parë nga BBC, u zbulua se gratë me ide ekstremiste po mbahen nën kontroll, pasi dyshohet se mund t’ia transmetojnë ato fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se para pak javësh u riatdhesuan nga kampi famëkeq 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua në karrocë me rrota. Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si dhe Endri Dumani, ishin shqiptarët e rikthyer në vend.

Lini një Përgjigje

Gjatë 24 orëve kanë ndodhur 26 aksidente trafiku

Kurz: BE do të kompletohet vetëm me vendet e Ballkanit Perëndimor në të