Nga: Fahri Xharra
Që moti e kemi ditur që krerët LVV – 8 janë antiamerikanë. Po, pse ? Kë po e dëgjojnë, kush po iu mbushë mendjen? Nuk desha të them që e perkrahin islamin politik, por ja që duhet: e lejuan shaminë në shkolla, e lejuan mësimin fetar po ashtu në shkolla dhe nuk e penguan turpin e madh shkuarjen në ISIS.
Kjo ishte dëshira e Serbisë.
Thuase nuk merren me politikë, thuase janë shites bananash te Republikes Banana.
Ne çdo moment kur thirret në ndihme Amerika ” shitesit e bananave” ishin kundër. Nē mesin e Prishtinës thirrëshin me zë te lartë
Kunder Rambujes.
Edhe Enver Hoxha ishte antiamerikan dhe antihebre, por populli hante tërsherë në vend të bukës.
Fatbardhësisht euro- amerikanët nuk i degjuan maskarejt shqiptar. Ata e dinin se duhet intervenuar, po këta jo.
Por si falënderim, e rifilluam prapë urrejtjen ndaj shpëtimtarëve. S’ ka ku shkon më poshtërsi!.
Tani na doli një problem tjetër, ndoshta edhe e kemi pritë si të tillë, Glauku ( marre për emrin që e mbanë) tani është kundër Izraelit. Prapë turp kombëtar !
Çdo gjë në këtë botë kryhet me një interes te cakuar: edhe bleta nuk lodhet duke shkuar lule mbi lule pa e gjetë të mirën e tyre ..
Nëse Konferenca Islamike është kunder vendimit të Kosovës, që Izraelit t’ ia këthejmë të mirën – njohjen diplomatike, me hapjen e Ambasadës në Jerusalem, çka të keqe këtu.
Tek e fundit, ne palestinezëve nuk iu kemi asgjë borgj. Perkundrazi ata na kanë shumë duke bërë propagandë nëpër botë kundër pavarësisë së Kosovës.
Jerusalemi kurrë nuk ka qenë kryeqytet, që iu është marrë arabëve : Jerusalemi ishte dhe është Kryeqytet botëror i krishterimit.
Po , ne çka me këte punë ?
Arabët aty erdhen ne shek 7- të në Jerusalem, sikur sllavët që na erdhen si pushtuas të tokave tona në shek.7- të.
Nga ju të LVV – kurrë nuk e ndiem ndonje fjalë asnjëhere për pushtime sllave.
Nëse Turqia nuk do Izraelin , neve na “nderoi ” me me meremetimin e ndërtimin e mbi 800 xhamive , vetëm për 20 vjet te fundit.
A nuk është kjo dëshire serbësh ?
Arsyetimiet e Glaukut( marre për emrin që e mbanë) janë politikë afatgjate, një konspiracion jo publik, por ja që publikisht me jehonë i LVV
Jemi në pergatitjet për votime, rinia dhe të moshuarit po mashtrohen me ju.
Unë jam apolitik, as që do të votoj sepse nuk kam për kë të hedhi votën, por nga zemra e plasur po them që edhe një dreq le të vjen por jo antiamerikanët dhe antihebrejt.
Nëse diçka e tillë ndodhë, do ia plotësoni dëshirën Serbisë dhe të gjitha shteteve islamike të botës, sidomos Iranit.
![Izraeli sot](https://i1.wp.com/revistadrini.info/wp-content/uploads/2021/02/Izraeli-sot.jpg?resize=696%2C1001&ssl=1)