in

Cilët myslimanë kundër cilëve myslimanë po luftojnë në xhaminë e Halabakut

Në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës mbrëmë u detyrua të shkoj policia, vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Lupç, ku u rrah brutalisht imami i xhamisë.

Kjo për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes dy hoxhallarëve për pozitën e imamit në këtë xhami.

Por ky konflikt kishte filluar muaj më parë.

Gjatë muajit janar banorët e fshatit Halabak ishin rreshtuar para xhamisë për të mos e lejuar imamin e zgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës, Fidan Musliu të hyjë brenda.

Të pakënaqur me vendimin e BIK, banorët edhe ishin përleshur verbalisht kur imami kishte mbërritur në xhami.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës ishte në vend ngjarje për të vëzhguar situatën.

Në shtetet myslimane nga vijnë këto sekte, mosmarrëveshjet e tila të një pale myslimane kundër palës tjetër myslimane, shpesh përfundojnë me masakre të përgjakshme, bomba në xhami, vrasje grash e të fëmijëve. 

Zot ruana nga kjo farë e keqe. 

 

Lini një Përgjigje

Boshatiset Dhërmiu, Rama: Çmimet janë marrëzi e palogjikshme

Fundi tragjik i ish-kryeministrit Koço Kota: Në Burrel e godisnin me bajonetë, plagët ia mbushnin krip, e lanë të vdiste nga etja