1. Përgjigjmu me heshtjeNdoshta mundem të dëgjoj
Mendimet nuk fshehën mëPas fjalëve
Nuk do të dëgjoj me veshëZemra është organ dëgjimi.
2.Fytyra jote ështëFushë lojërashpër dritëhijeHutinë krijon
Profil i adhuruarMagjishëm tërheqEpshin krijon
Shputa e butëRrugën e zbuluarTë njohur e bën.
3. Qyteti i shpirtrave
Kur me mendimeMund të të them mjaftueshëmAq shumë gjëra do tëIshin më thjeshtë
Kur ashtu flasimMendimet rrjedhin spontanishtDhe nuk ka jehonëNë qytetin e shpirtrave
Vetëm të heshturatCicërima zogjsh
4.Rëndom në agimVjen në dhomën time
Heshturazi sikur puhizëMë shikon,Ndjej atë disi
Në shpirt më hynQetazi, pa u vënë reFrymëmarrjet e mia pushonDhe,zhdukesh deri në mëngjesin e ri
Frymoj ngadalë
5. Fshehurazi jemi shikuarGati vëngër u bëmë
Rastësisht jemi prekurMallëngjuam
Atë kohë të shkurtër u shpenzuam në psherëtirëMe ngathtësi bisedat filluan
Dhe mbetëm të huajDuke pritur në stacion takim të ri
6. Autostradës së ëndrraveShkonim ngadalëShikonim nga të gjitha anëtNë largësi
Me rrezet e dritësPërvijuan rrugënUdhërrëfyes i të tjerëve ishimNë afërsi
7. Rrjedhë e shpejtë rrymon nëpër qytetMiliona të njëjtit si neLundrojnë përkryer në rreshtDuke kërkuar ndriçim
Në errësirën e qytetitKemi goditur muretDuke kërkuar ndriçimNdjenim zbrazësi
Të shqetësuar nga kalimi i kohësDuke kërkuar ndriçimHumbëm frymënNë më të mëdha thellësi
Duke kërkuar ndriçimNë hartën e kaosit tonëGjetëm kuptiminNë thjeshtësi
8. Kur shikimi bieDuke kërkuar përsosmërinëNë ngjyraTjetër s’ka as rëndësi
Duke zgjedhur ndër shumëTë çuditshmet rregullaNgatërrimi është i plotëNë syrin e vëzhguesit
Skica e përsosurShpirtin urtësonKur buzëqeshja pohon zgjedhjenE gjitha vetë do të vjen
9. Të gjitha yjet e këtij qielliNuk mund të zhdukin zymtinë
Të gjitha këngët e kësaj boteNuk mund ta mbushin qetësinë
Të gjitha ujërat e kësaj boteNuk munden ta shuajnë thatësinë
Të gjitha ndryshimetKanë lanë gjurmëpërgjithmonë
10. Dita kur u largova i vetëmHeshtazi kaloiE kthyer nga vetjaNuk dëgjove asHapatPërherë që na ndanë
Largësia bëhet gjithnjë më e madheSkicat gjithnjë më të paqartaImazhi mbetet gjallë vetëm në zemërZërat në kokë ende flasinSe si njëri për tjetrinNuk kemi qenë asnjëherë
Ky është libri i parë me poezi nga Nedjeljko Shpilek.Është nxjerrë në botim nga KNKUB poetry, në Prishtinë-2023.Libri me poezi është në dy gjuhë, shqipe dhe kroate.
Z. Shpilek është zv.Ambasador i Kroacisë – në Prishtinë. Ky është libri i tij i parë me poezi i publikuar. Z. Shpilek ka doktoruar për ingjinieri në Universitetin e Transportit në Sofia – të Bullgarisë.