in

CIA: Rrini urtë!

(Reagimet në Beograd)

Dush Gashi

“Nuk është e vështirë për një person të arsyeshëm të hamendësojë se cilat mund të jenë temat. Së pari, mund të konkludoja se nuk do të doja të isha në vendin e nikoqirëve të Burnsit, as në Sarajevë e as në Beograd. Mesazhet janë serioze dhe kërkuese” ka thënë për N1-në ish-ambasadori në ShBA, Nebojsha Vujoviq për vizitën e shfit të CIA-s në rajon.”Së pari, disiplinimi i Milorad Dodikut, i cili po shkakton probleme serioze me retorikën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë.

 Dodiku më pas tha se Republika Srpska nuk është në favor të shkëputjes, se është në favor të zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit. Padyshim që ishte nxehtë”, tha bashkëbiseduesi.“Temë ishte sigurisht rrjeti vehabist në rajon dhe BeH, për shkak të vehabistit të vrarë së fundmi në afërsi të Novi Pazarit. 

Sigurisht që tema ishte de-përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, dmth se hapja e urës mos të çojë në Banjskën e re apo në Zveçanin e ri. 

Temë ishte që përgjegjësit për sulmin ndaj KFOR-it dhe lëndimet e ushtarëve, si dhe ata që janë përgjegjës për Banjskën të ndiqen penalisht”, ka thënë ai.“SHBA do të qëndrojë me vendosmëri pas Marrëveshjes së Dejtonit, por edhe Kosovës. Kamxhikun sekret do ta përdorë edhe ndaj Kurtit. Këtu është një tregues se nga të gjithë këta lojtarë, vetëm Serbia ka kovën me ujë me të cilën mund ta shuajë këtë. Prandaj kanë ardhur këtu”, thekson ai.(Më shumë nga reagimet në portalin e N1-së në linkun në koment. 

Në foto: William Burns)

Edona Maloku – Bërdyna është emëruar ambasadore e Kosovës në Portugali

Shqipëri, përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare