in

Ç’i kemi bërë vetes? Koha për bilanc!

Lutfi Dervishi 

Kemi sajuar  “lajme” vetëm për të fituar më shumë klikime!

Kemi bërë programe vetëm për të marrë më shumë vëmendje!

Kemi lejuar komentet fyese e denigruese për individ dhe figura publike nga anonimët!Kemi krijuar kulturën e kacafytjes në debatet televizive!

Kemi betonuar “individë” në ekrane prej dekadash!

Kemi vlerësuar më shumë sharjet dhe batutat sesa argumetat dhe debatet!

Kemi  mbushur ekranet dhe portalet me skandale e lajme  të “zeza” se ato shesin!

I kemi bërë të gjithë këto pa menduar për asnjë moment për pasojat, se çfarë do të thotë të sajosh, të çoroditësh, të fyesh, të bësh “spektakël”,  të merresh me thashetheme, të hysh në jetën private të tjetrit, të bëhesh argat i dikujt dhe të çoroditësh shoqërinë.I kemi bërë të gjitha në emër të lirisë pa menduar më gjatë.

A është koha për të folur për pasojat?

Lini një Përgjigje

Zbarkojnë më shumë se 30 mijë trupa të NATO

Çka dhe pse të pengoka ambasada e Kosovës në Jerusalem, Glauk Konjufca ?