Shkruan:Mevi Rafuna
Antonela është një personazh televiziv që na e krijuan nga hiçi Top Channel. Nuk shikoj televizionet shqiptare, por duke qenë se jam aktive në rrjete sociale, padyshim që më bie të lexoj dhe t’i shoh këto personazhe virtualisht.Sepse lajmet për to janë bombarduese dhe dashje padashje secili bjen ndesh me to,në momentin që ka një smartphone në dorë.Me habi shpesh e pyes veten se a ka vajza tjera Shqipëria,jashta atyre që promovohen në këto media.Për çfarë e zgjodha të shkruaj pikërisht për këtë personazh?Antonela u ngrit nga hiçi me një emision i njohur si Përputhen.
Në fakt kjo vajza doli nga ai emision e Papërputhur, por rrugëtimi i saj shkoi me prekje,puthje e përqafime,rrena,intriga e mashtrime që vetëm Dashuri aty nuk kishte.Mirë shumë, jeta e saj mua nuk më intereson deri aty ku Modeli Degjenerues i jetës së saj ju servohet vajzave të reja të cilat kanë ëndrra në jetë. Sepse Top Channel në Shqipëri i mëson vajzat e reja se po të jeni “dikush” duhet të lejoni të ju prekin para kamerës dhe prapa saj dhe ne ju shndërrojmë në ‘YJE’.
Por këtu përfiton ajo që i bënë të gjitha pisëllëqet më pas ne e bëjmë “moderatore” e cila paguhet ma shumë sesa Kancelarja Gjermane në muaj.Çfarë sheh njeriu që di pak t’i dallojë gjërat që se kap opiumi i masave në këto televizione.Sheh Poshtërim të femrës shqiptare në të gjithë qenësinë e saj dhe barrën që ajo mbart për ta jetuar një jetë normale. Sepse nëse ti zgjedhë të mos përlyhesh në baltën e tyre,je askund, je askush, je armike e atij sistemi. Shkollohu,kryej të gjitha provimet me notën më të lartë,fol pesë,gjashtë gjuhë, jep mësim në shkollat më të njohura në Europë, arrij të gjitha majat,po nuk dole nga llumi i tyre je armike je e poshtër,automatikisht je modeli i urryer mediatik sepse ata duan Antonelen, ata krijuan Antonelen sepse ashtu duan t’i shohin të gjitha femrat shqiptare.
Antonela ndoshta e ka kuptuar që ka shitur veten dhe dinjitetin e saj,për famën që vjen nga hiçi por nuk mundet ta le edhe nëse dëshiron të largohet se le mafia prapa kamerave,sepse mafia ta heq kokën.Më kujtohet si refugjate në Lezhë,me gjithë respektin për shqiptarët e mirë dhe të ndershëm, boll na është dashur të ruhemi nga kriminelët serb gjatë eksodit, por kur shkuam në Lezhë, vajzat e Kosovës dhe fëmijet poashtu duhet të ruheshim nga mafia për shkak rrezikut të trafikimit, madje edhe shkollën na e patën ndaluar sepse deshtën t’i grabisin disa fëmijë nga Kosova.Me këtë dua të them se ajo mafi apo grupe kriminale prej të cilave ruheshim ne si refugjatë sot ajo dominon jetën politike dhe mediatike në Tiranë. Si shqiptare më dhembë zemra kur dëgjoj për fëmijet shqiptarë të cilët kanë mbetur rrugëve të Londrës si të ikin nga një vend i Lindjes.
Për keqardhje kush e merr fatin e Kosovës time në dorë, kur dihet që ky soj po të ju vie mundësia do e flaknin edhe njëherë Kosovën sa qel e mshel sytë. Është e ndjenë e keqe për neve që Shqipërinë e idealizojmë me një dashuri platonike, kur ja sheh plagët e hapura nga soji më i lig njerëzor që mund të ekzistojë në tokë, të cilët poshtërojnë fatet e një kombin,të cilët shuajnë ëndrra para se të ngjizen.