Shkruan: Mevi Rafuna
Në vitin 2011Shefqet Krasniqi,Halil Kastrati dhe Fuad Rramiqi bënë përpjektje për Revolucionin Islamik dhe përmbysjen e shtetit laik. Pasi që ajo metodë nuk eci zgjodhën metoda të tjera,realisht në institucionet e shtetit të Kosovës janë të kyqur persona të cilët punojnë pikërisht për këtë mision.
Heroit shqiptar Adem Jasharit i këndohet ilahi thua se ai u vetëflijua për Revolucionin Islamik. Heroi shqiptar Hamza Jashari me një intervistë e thotë se ne jemi ilir e pëllazg dhe s’kemi ku me shku,nuk e lëshojmë venin, ndërsa mjerisht djali i tij Bekimi shihet shumë i afërt me njërin nga këta ideatorët e Revolucionit Islamik,që sot shitet si “humanist” duke poshtëruar publikisht njerëzit në nevojë.
Të gjitha partitë politike kanë flitruar me grupe vehabiste në veçanti partia në pushtet VV! Vitin e kaluar deputetët e kësaj partie protestonin në Prishtinë,me parullën “liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës.
“Tani më thoni si çfarë duam dhe e synojmë Europën: si shqiptarë apo si vehabistë? Sot në Itali në një shtet të Bashkimit Europian, dy të rinjë shqiptarë nga Kosova arrestohen për përgatitjen e sulmeve terroriste. Tani, kam shumë persona që më quajnë islamofobe dhe që po bëj përçarje. Por jo! Kam respekt për të gjithë ata që e shkrinë jetën për njerëzimin dhe për kombin, qofshin fetarë të cilësdo fe apo të pafe. Në këtë rast po i përmendi si shembull Mulla Idriz Gjilanin,Rexhep Boja etj.
Pse u përjashtuan hoxhallarët të cilët e praktikuan islamin tradicional nga xhamitë tona dhe vendin e tyre e zunë vehabistët? Pse ka kaq urrejtje nga ana e tyre për klerin dhe komunitetin Bektashi (edhe pse ata janë musliman poashtu)? Pse është kjo heshtje e të gjithë atyre që dinë shkrim -lexim?
Pse ju jepet hapsirë mediale aq shumë këtyre personazheve vehabiste,që nga goja e tyre nxjerrin urrejte,prapambeturi dhe lloj lloj fjalësh të ndryra?
Pse etiketohen të gjithë ata pak individ që guxojnë të flasin, kërcënohen në forma të ndryshme,shpesh edhe me jetë?
Pse me ngulm kërkohet shamia tek vajzat minore në shkollat laike? A është kjo Kosova për të cilën luftuam dhe na ndihmuan aleatët tanë?
Po e përmbylli me një thënie të Ish- Sekretares së Shtetit të USA:“Të zotohemi se në Kosovë do të ketë një lindje të re të lirisë së bazuar në tolerancë, ligj dhe respekt për çdo jetë njerëzore.”__|
Madeleine Albright|Prishtinë, Kosovë, 29 korrik 1999