in

Cameron e kërcënoi Serbinë, kurse Rama përmes ambasadorit të tij i kërkon Kosovës, themelimin e Asociacionit!?

Sherif Ramabaja

Shqiptarët e Dardanisë të cilët çdo ditë nga Serbia po ballafaqohen me ankthin e luftës, javën që e lamë përjetuan një lehtësim. Sekretari i Punëve të Jashtme nga Mbretëria e Bashkuar zoti Cameron erdhi për vizitë në Kosovë, me mesazhe shumë të qarta.

Një vizitë e tillë nga një personalitet i lartë i një shteti të fuqishëm kishte një rëndësi të madhe për Dardaninë, po më të rëndësishme ishin deklaratat e tij se në të gjitha mënyrat, Anglia qëndron pas Dardanisë. Në rast nevoje do ta mbrojë edhe sigurinë e saj. Pra ky ishte një lehtësim i madh për shqiptarët, por në veçanti për Dardaninë, sepse Serbisë fashiste dhe Vuçiqit iu dërgua mesazh më se i qartë.

Në të kundërtën e kësaj ngjarje, ta quajmë historike, kemi kontrastin tjetër dhe nga kush ? Nga kryeministri i shtetit amë Rama, i cili përmes ambasadorit të tij në Dardani kërkoi që, Kosova sa më parë ta themeloi Asociacionin.

Pra dy ngjarje. Dy mesazhe diametralisht të kundërta. Njëri nga i cili nuk pritej të ishte aq i drejtpërdrejtë, të ofron siguri, përkrahje, shpresë dhe të nxitë të ecësh i sigurtë drejt cakut, kurse tjetri nga vëllai të kërkon të bësh pikërisht atë që e kërkon Serbia, Vuçiq, Borrell dhe Lajçak – Asociacionin.

Pra çka t´i shtohet kësaj kur po ky kryeministër para bashkësisë ndërkombëtare e mbron Vuçiqin, kërkon mirëkuptim për te dhe e arsyeton për mosvënien e sanksioneve kundër Rusisë etj.

Ndoshta kjo s´ishte asgjë, po të analizohen planet e tij dhe të Vuçiqit me Ballkanin e Hapur. Atë që s´kishte arritur ta bënte diktatori Enver Hoxha (bashkëngjitjen e Shqipërisë Jugosllavisë) donte ta bënte Edi Rama, gati pas një shekulli !? Pra një personalitet i tillë e udhëheq shtetin amë.

Dardania dhe shqiptarët çdo ditë në mënyra dhe forma të ndryshme kërcënohen nga Serbia raciste dhe krimineli Vuçiq, kurse kryeministri i shtetit amë është i lidhur me te në të gjitha aspektet, po edhe familjarisht.

Turpi më i madh ndoshta është se Dardania jo që po kërcënohet çdo ditë nga Serbia dhe Vuçiqi, po në të njëjtën kohë në vend që kryeministri të përkrah dhe të zhvillojnë strategji të përbashkët me krerët e Dardanisë kundër shtetit fashist serb, ai e fajëson Kosovën.

Ku çon kjo ? Bashkësisë ndërkombëtare i dërgohet mesazh që ta marrin anën e Serbisë dhe ta ndëshkojnë Kosovën !?

Po ky kryeministër që shikon nga e ardhmja, Shqipërinë e mbushi me turist serb. Restorante e hotele po ashtu buçasin nga muzika serbe, që i irritojnë shqiptarët nga të gjitha viset e tjera dhe diaspora, kur e dinë se ç´ përjetojnë ata nga serbët si popull.

Këto ditë dhunën serbe në lëkurën e tyre e përjetuan edhe tre shqiptar nga Shqipëria në Mal të Zi. Kjo nuk ishte rastësi, po tregon racizmin si popull nga serbët ndaj shqiptarëve. Kjo nuk po ngjan sot, po këto përjetime shqiptarët e Dardanisë, Luginës, Maqedonisë dhe Malit të Zi i kanë përjetuar me shekuj, po kujt ti qahen… kryeministrit Rama. O tempora, o mores.

  

 

Lini një Përgjigje

Serbët i ndihmuan osmanët që ta pushtojnë Ballkanin

FESTA SHQIP E KRISHTLINDJES ORTODOKSE, NGA VITI I ARDHSHËM EDHE NË MANASTIR