in

Caktohet seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se më 11 shkurt, duke filluar në orën 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe të tjerëve.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

 

 

Lini një Përgjigje

Hoxhaj hap fushatën në Mitrovicën e Veriut

Gratë regjisore bëjnë histori në Golden Globes