in

Cakaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke. Po ashtu u bisedua për procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Postimi i Gent Cakajt:

Një takim fort i vyer me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti !

Biseduam mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Ndamë të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.

#JemiNjë

 

 

Lini një Përgjigje

Hoti u premton gastronomëve ndihmë 220 milionë euro

KQZ certifikoi zgjedhjet komunale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut