Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3948 teste të realizuara, 1272 persona kanë rezultuar pozitivë.
Autoritetet shëndetësore gjithashtu raportojnë se 33 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 3749.
Ditën e sotme janë regjistruar 868 pacientë të cilët e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë.


