in

Bulliqi kërkon nga Serbia lirimin e dy qytetarëve të Podujevës

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se dy personat, banorë të Komunës së Podujevës, që të shtunën u arrestuan nga policie serbe, kishin dalë të ecnin brenda territorit të kësaj komune, përgjatë brezit kufitar.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm.

Ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar.

Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar.

 

Lini një Përgjigje

Gjermani, 48-vjeçari nga Kosova vret kunatën dhe plagos rëndë vëllanë e tij

Të arrestuarit në kufirin me Serbinë po mbahen në paraburgim