in

“Bukuroshja” e Pollogut me flamurin e atyre tifozëve që brohorasin vdekjen e shqiptarēve

Shqiptarja me flamurin e atyre tifozëve që brohorasin vdekjen e shqiptarēve

Shkruan: Emira Selimi

Po më kujtohet si sot para disa viteve kur u themelua prokuroria speciale në RMV. Zonja nga pollogu që nuk ja vlenē as t’i përmendet emri pasiqë nuk është askushi, cilësohej nga bashkēkombasit dhe bashkëvendasit e mi si Shote Galicia, çfarë marrëzie.

Por nuk duhet akuzuar popullata e rëndomtë, pasiqë shqiptarēt në Maqedoninë e Veriut janë aq të shkelur në të drejtat e tyre saqë gjithmonë shpresat i mbajnë të freskëta duke pretenduar se dikush do të del guximtar ose guximtare dhe do të kerkon tē drejtat e tyre.

Zonja “e nderuar” përposë që të mbaje vetullën në katin e dytë kurrë nuk ka bërë asnjë dobi për shqiptarët e RMV-së. Përkundrazi dëme u ka sjellur. Nuk më çuditën fotografitë e publikuara nga portalet e Maqedonisë që e paskan publikiuar lepoticen e pollogut me flamurin e atyre tifozëve që brohurasin vdekjen e shqiptarēve.As edhe njëherë të vetme se kemi dëgjuar të flet dhe ta respekton gjuhën shqipe, ne kemi edhe ministra, zv ministra, edhe shumë fytyra të tjera publike por gjithmonë e gjejnë mundësinë ta respektojnë gjuhen shqipe, pasiqë në fakt respekton vetën e vetë secili nga ne, por normal ato që janē dhe që ndjehen shqiptarë.Gjithsesi, me parat e kujt po shetit nëpër hotele luksoze, duke ndjekur ndeshjet si tifioze e flaktë e RMV-së, sigurisht që me taksat e tona.

Një prokurore me taksat e qytetarëve bënë qejfet e veta!! Turpi ska kufijë!

Lini një Përgjigje

The Telegraph: Skavica, ‘Hooveri’ shqiptar për shkëputjen e varësisë nga Rusia

Grekët “sulmojnë” autokolonën e NATO-s dhe forcave amerikane