in

Brenda 24 orëve, 4 viktima dhe 281 raste me COVID-19

 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nëpërmjet një komunikate bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës, janë konfirmuar 281 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë ndodhur katër raste të vdekjes.

Sipas IKSHP-së, raste pozitive janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë-Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Lini një Përgjigje

Kërkohet nga Lukashenko t'i liroj të arrestuarit

Agjencia e KB: Irani po ndërton një uzinë nëntokësore