Sherif Ramabaja
Iniciativa që u mor këto ditë nga intelektualët e Deçanit është për t’u përshëndetur për guximin e tyre. Mjafton të shihet vetëm nga lufta e këtej, sjellja e Bashkësisë Islame në raport me popullin.
Kosovën e kanë shëmtuar duke e mbushur hapësirën më të bukur të saj me xhami. Me ndërtimin e xhamive që s’ka pasur nevojë asnjë të ngrihej, sepse mjaftonin ato që ishin, fillon pastaj pjesa e torturës psikike – çirrja e imamëve deri në kupën e qiellit, jo vetëm ditën po që nga ora pesë e mëngjesit, kur je ende në gjumin më të ëmbël.
Sikur nuk u mjafton kjo. Fjalimet e tyre me qindra metra me zmadhuesit e zërit të instaluar nëpër muret e xhamive, të ngjallin frikë nga agresiviteti dhe britmat alarmuese të tyre, që të rinjtë dhe fëmijët mund të marrin edhe trauma.
Në orën 13 po u ndodhe në qytet duhet t’i mbyllësh veshët apo të hysh në ndonjë lokal, për të shpëtuar prej palljes në kor të gomarëve diletant që i tmerrojnë qytetarët. Sapo e përfundon njeri ulërimën e fillon tjetri, sikur kështu janë marr vesh mes vete. Dhe kështu me radhë i ekspozohesh torturës psikike së tyre. Nuk e din, je në Dardani, Turqi apo Arabi.
Shtrohet pyetja nga u erdhi gjithë kjo fuqi. Kush i financoj dhe kush i bëri milionerë krerët e BIKUT? Ku e morën guximin, kush u dha leje në biznesin e xhamive dhe kush i përçudnoi pamjet më të bukura të hapësirës së Kosovës me krijesa të tilla aziatike.
Për thyerjen e ligjit kushtetues, dikush do të duhej të jepte llogari, sepse dëmi është i shumanshëm: tjetërsimi i rinisë në një pa perspektivë, fshirja e trurit me propagandë ndaj vlerave kombëtare, rritja e agreivitetit, urrejtja ndaj të gjithë të tjerëve, antisemitizmi, nxitja e ideologjisë islamiste (terroriste), nxitja e mosdurimit, mohimi dhe përdhosja e figurave kombëtare, nxitja e urrejtjes ndaj SHBA, EU dhe perëndimit me kthesën ( me vetëdije, apo jo) drejt ideologjive ruso – serbe etj.
Pra iniciativa e tillë e iniciuar nga intelektualët e Deçanit dhe më gjerë duhet të përkrahet në mënyrë që secili vetë të gjykoi se sa është e qëlluar, në mënyrë që pa imponime, me dëshirë dhe vullnet të vendosë secili.
Kërkesa për tiu kthyer rrënjëve të të parëve është kërkesë legjitime, humanitare dhe gjest patriotik.
Është shumë mirë i njohur rasti i Spanjës e cila para 600 vitesh, deri më 1492 po ashtu ka qenë e pushtuar nga Perandoria Otomane dhe e islamizuar, por pas çlirimit me iniciativë shtetërore, e kanë braktisur fenë e pushtuesit dhe i janë kthyer traditës së tyre shekullore.
Shtrohet pyetja si do të ishte më mirë për shqiptarët të veprohej? Ti kthehen traditës shqiptare dhe kombëtare, apo të insistojnë që ti imponohen një kulture fetare, me të cilën kurrë s’kanë arritur që të pajtohen, të jetësohen dhe të shkrihen me te, ngase e gjithmonë shumica e kanë llogaritur si një trup të huaj.
Ideologjia islamiste investon në ndërtimin e xhamive, sepse ata kanë synime tjera, në pushtimin e Evropës dhe botës, (ideologji e tyre) po kurrë shqiptarët nuk i kanë pranuar dhe nuk i pranojnë si mysliman.
Duhet shikuar sa shtete myslimane e njohin Kosovën e sa jo? Shtetet arabe qëndrojnë më afër me demokracitë perëndimore, evropiane e SHBA, apo më afër me Rusinë, Serbinë, Kinën dhe shtetet diktatoriale. Pra vetëm ky rast mjafton për të marr vendim për të vendosur, se si të veprohet.