in

Botohet romani i ri i Gani Mehmetajt

Insajder

Së shpejti do të dalë nga shtypi romani i ri i shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar, Gani Mehmetaj. Romani ka titullin “Muri i heshtjes” dhe që nga nesër mund të jetë në libraritë e ndryshme në Kosovë.

Gani Mehmetaj është autor i shumë veprave letrare, eseistike dhe publicistike. Romani i tij “Zogjtë e qyqes” është shpallur fituesi i Çmimit letrar “Kadare” për vitin 2021.

Gani Mehmetaj ishte redaktor, pastaj kryeredaktor i gazetës “Rilindja-botimi për perëndim”, me seli në Cyrih ( Zvicër). Pasi u kthye në Kosovë, në fund të vitit 1999, themeloi gazetën e përditshme “Dardania press” dhe drejtoi revistën “Titanic”. Punoi në Qendrën Informative të Kosovës, pastaj ishte redaktor përgjegjës dhe drejtor i gazetës “Bota sot” dhe drejtor i revistës “Anza”. Ishte 17 vjet drejtor i Kosovafilmit, pedagog në Fakultetin e Arteve Vizuale. 

Ai ka shkruar një sërë veprash letrare, si: “Kujtime të trishta”, tregime, (2010),  “Dardania press”, Prishtinë, “Qyteti në ankth”, roman (2011)  “Dardania press”. Prishtinë, “Aventurat e Lulisë”, roman (2012), “Nata e fantazmave”, triptik me një monodramë (2014), “Ilirianët”, tregime, 2015, “Dardania press”, Prishtinë, ”Ëndrra e madhe”, kujtime, Dardania press, 2015, Prishtinë, “Zhvarrimi”, roman 2016, Dardania press, Prishtinë, “Boritë e Apokalipsit”, roman, 2017. “Dardania press”, Prishtinë, “Nata e trazuar”, roman 2020, “Zogjtë e qyqes”, roman, UETpress, Tiranë, 2021.

Lini një Përgjigje

Fasulja ta zgjatë jetën

Lufta në Ukrainë/ Sulmohet me bomba Kostiantynivka në Dontesk