Këto ditë do të botohet libri më i ri i Haxhi Mehmetajt: “Trashëgimia arkeologjike e Fushë-Kosovës.”
Ky libër është fryt i hulumtimeve, i përnjohjeve sistematike dhe i gërmimeve arkeologjike disavjeçare në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës. Përfshinë periudhat që nga neoliti i hershëm e deri në mesjetën e vonë.Libri botohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Libri “Trashëgimia arkeologjike e Fushë-Kosovës”do të ndihmojë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë arkeologjike. Autori falënderon Komunën e Fushë-Kosovës për financimin e librit.