in

Bota serbe ka marrë një grusht të rëndë në Kosovë!

Shaip KAMBERI

Sulmi terrorist në Kosovë ka ardhur për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb

Beogradi jep informacione të rezervuara edhe në këtë situatë kur gjithçka është e artë ata duan ta fajësojnë Kosovën dhe kryeministrin Kurti. Është sulm klasik terrorist të një grupi të mirëarmatosur dhe gjithë ai arsenal është e pamundur të organizohet nga qytetarët e pakënaqur siç thotë presidenti Vuçiç nga dhuna e Kurtit. Një agresion i sërishëm në një vend që është në protektoratin e NATO-s!

Kamberi thotë se prej kohësh ka paralajmëruar për rrezikun serb në Ballkan, teksa fajëson perëndimin për flirtim me nacionalizmin serb.Një ambicie për ndërtimin e Serbisë së madhe që mjerisht në heshtje është toleruar nga Perëndimi. Bota serbe ka sjellë telashe në Bosnjë, ka sjellë në Mal të Zi, një rend i cili ishte lider në rrugën europiane ka ardhur në një situatë që nuk mund të krijojë qeverinë pa forcat, por serbe dhe veriu i Kosovës që është gjithnjë jo stabile për shkak të ndërhyrjeve të Vuçiç dhe marionetave që ai ka instaluar aty. Lista serbe është përfaqësuesja politike e serbëve të Kosovës në Kuvendin e Kosovës dhe informacionet e fundit flasin që lideri i saj Milan Radojçiç ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist

Ky do të jetë fundi i saj dhe fundi i Milan Radojiçiç njësoj si Progozhini. Do të mundohen të fshihen fakte evidente për përfshirjen e drejtpërdrejt të Serbisë. Është e qartë që asnjë grupim nuk mund të organizohet në atë formë pa ndihmën e shtetit tonë. Vuçiç që thotë se di gjithçka në Ballkan nuk ka mundësi të mos dijë, e pamundur që shërbimi inteligjent serb të mos dijë.Unë besoj që dialogu nuk ka alternativë, besueshmëria në neutralitetin e ndërmjetësit është thyer. Perëndimi të ndërpresë lajkatimin me Beogradin dhe botën serbe, e cila ka qëllim që të gjithë serbët të kontrollohen nga një president dhe kjo nuk duhet toleruar. Ndikimet e Beogradit në rajon janë destruktive. Bota serbe ka marrë një grusht të rëndë në Kosovë!

Maqedonia Shqiptare

Lini një Përgjigje

Vuçiq me konferenca të njëpasnjëshme shtypi, pas ngjarjeve në Kosovë

Serbia nuk është sponzorizuese, por autore-organizuese dhe përgjegjëse e sulmit terrorist