Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kathënë të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.
“Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mundtë jemi aktor i rëndësishëm global”, ka thënë Borell.
Ai i bëri komentet në një debat kushtuar dhjetë vjetorit të krijimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, një lloj shërbimi i përbashkët diplomatik evropian, ku morën pjesë edhe dy paraardhës të tij,Javier Solana dhe Federika Mogherini.