Pranvera duket se ka sjellë surpriza të papritura për motin, ku temperaturat kanë shënuar vlera negative në disa zona të vendi tonë.
Që mbrëmjen e djeshme reshjet e borës janë rikthyer sërish jo vetëm në qarkun Dibër ku për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit.
Por po ashtu reshje bora raportohen se ka pasur edhe në zonat malore të qarkut Shkodër.
“Në Qafë-Thorë rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Po ashtu, reshje bore ka pasur edhe në Lepushë dhe Vermosh”, raporton nga Shkodra gazetari Bepin Kolvataj.
Ndërkaq reshje dhe prezencë bore raportohen nga gazetarja Iris Rezhda edhe në Mokërr të Pogradecit.
Temperaturat nuk kanë zbritur në vlera minimale, për pasojë nuk ka pasur dëme në pemtari. Sa i përket situatës rrugore nuk janë shfaqur probleme.