in

Bora bllokon “Rrugën e Arbrit”

Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë është  bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e saj.

Ndërkohë, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Pas sanksioneve të SHBA-së, Hungaria largohet nga banka që kontrollohet nga Rusia

Mjeku më i vjetër në botë jep 4 këshilla të rëndësishme për të jetuar deri në 100 vjeç