Sipas Bob Woodward, qeveria e Trumpit mund të shndërrohet në një skenar horror. Legjenda e raportuesit i shpjegon Sandra Maischberger se çfarë e shqetëson më shumë për presidencën e ardhshme: për shembull, admirimi i Trump për Putinin.
Ai është një nga ekspertët politikë më të njohur në Shtetet e Bashkuara. Së bashku me kolegun e tij Karl Bernstein, ai ekspozoi ngjarjet e skandalit të Watergate për Washington Post në vitet 1970. Në filmin “Të paprekshmit” Alan J. Pakula i ngriti një monument, Robert Redford duke e portretizuar. Ai e njeh Presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump si askush tjetër. Dhe ai ka shkruar tre libra mbi politikën amerikane. Emri i tij: Bob Woodward. Mbrëmjen e së mërkurës, 81-vjeçari ishte mysafir i Sandra Maischberger në ARD. Atje ai raportojë: për Donald Trump, kabinetin e tij të ri dhe politikat që Trump përfaqëson.
“Ne kemi një demokraci në SHBA. Ai fitoi më shumë vota”, tha Woodward duke komentuar fitoren e Trump. Ai duket paksa i dorëhequr. Woodward thotë se ai intervistoi Trumpin tetë vjet më parë. Ai e pyeti Trumpin se çfarë do të thoshte pushteti për të. Fuqia, tha Trump, fuqi do të thotë frikë. “Me fjalë të tjera, nëse doni të ushtroni pushtetin, duhet të ngjallni frikë tek njerëzit. Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij. Ai ka qenë gjithmonë i ashpër. Dhe tani ai dëshiron të vendosë njerëz në punë si Departamenti i Drejtësisë apo Pentagoni që nuk kanë përvojë në këto punë të rëndësishme në Amerikë, Trump u jep të gjithëve gishtin, por sjellja e njerëzve në qeveri pa përvojë, mund të jetë një rrezik për vendin tonë.
Një qeveri e tillë është kryesisht e dëmshme për veten, thotë Woodward, i cili parashikon një “zhvillim të frikshëm”. Trump e rrethon veten me njerëz që nuk e kanë idenë, se çfarë është puna e tyre. Ai donte të krijonte një presidencë perandorake në të cilën, si president, të kishte të gjithë fuqinë për të bërë çfarë të donte. Shtetet e Bashkuara normalisht do të qeverisen nga kontrollet dhe balancat. Trump mbështetet vetëm në fuqinë e tij.
Urdhrat ekzekutivë janë tashmë në sirtar
Perëndimi mendon se marrëdhëniet shumë të ngushta të Trumpit me presidentin rus Vladimir Putin, mund ta kenë rolin e një rëndësie të veçantë, në dëm të perëndimorëve. Woodward shkruan në librin e tij aktual se, Trump ka folur me Putinin në telefon të paktën shtatë herë në katër vitet e fundit.
“Putini është Adolf Hitleri i këtij shekulli”, thotë Woodward. “Ai e sulmoi Ukrainën në një mënyrë barbare, duke thënë se Ukraina nuk ekziston dhe dëshiron ta bëjë atë pjesë të Rusisë”. Woodward flet për një sulm monstruoz të Putinit ndaj Ukrainës. Trump e admiron presidentin rus.
Shtëpia e Bardhë frikësohet se Trump do të siguronte që ushtria ruse, të mund të marshonte drejt Kievit dhe të detyronte Ukrainën të dorëzohej. “Ajo po lufton për demokraci për dy vjet. Dhe pastaj Trump sapo vjen dhe e shfuqizon atë.”
Një tjetër rrezik i administratës Trump, tha Woodward, mund të jetë humbja e ndikimit midis zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët paralajmëruan presidentin rus kundër përdorimit të armëve bërthamore. “Kjo do të thotë: makthi i përdorimit të armëve vrasëse po del përsëri në sipërfaqe.”
Woodward sheh kohë të vështira përpara për vendet e tjera dhe aleatët me Trumpin. Thuhet se punonjësit e Trump kanë përgatitur tashmë rreth 300 urdhra ekzekutivë. Ato mund të kenë implikime të mëdha për politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-së. Për shembull, Trump donte të parandalonte “terroristët e huaj” që të hynin në Shtetet e Bashkuara me një urdhër ekzekutiv në 2017. Dihet gjithashtu se Trump dëshiron të zëvendësojë dhjetëra mijëra nëpunës civilë me besnikë të tij.
Burimi: ntv.de. Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja