in

Bob Dole ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990. Ai u takua me presidentin Ibrahim Rugova dhe i premtoi mbështetje të pa rezervë.  

Senatori amerikan, Bob Dole, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Amerikani dhe miku i madh i shqiptarëve, përmes një postimi në “Twitter”, njoftoi se trajtimin do ta nis të hënën.

Derisa kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”, tha Dole.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990. Ai u takua me presidentin Ibrahim Rugova dhe i premtoi mbështetje të pa rezervë.  

Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, ka thënë Dole

Lini një Përgjigje

Turqia nuk i do bazë ushtarake amerikane pranë kufirit

MEA subvencionon Infrakosin dhe Ngrohtoren e Gjakovës