in

Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës

Blerta Zeqiri është zgjedhë drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Për këtë përzgjedhje ka njoftuar kryeministri i vendit, Albin Kurti. 

Më poshtë po ju sjellim të plotë njoftimin e kryeministrit Kurti.

“Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri.

Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.

Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.  

Lini një Përgjigje

Vota e deputetes së vetme shqiptare, Arba Kokalari për liberalizimin e vizave

Fshehtësia e varrit të zbrazët