Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar kandidaturat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mbledhja e këtij subjekti politik do të mbahet të dielën, më 14 mars, kur edhe do të dihet kryetari i ri i LDK-së. Profesor Latifi ka një koment më ndryshe lidhur me këtë problematikë nga e kaluara në këtë parti.
“Katër kandidatë për kryetarin e ri të LDK- së deri me tash. Priten edhe të tjerë. Në fund na befason Isa Mustafa me “kandidatin konsensual, z.Avdullah Hoti”, në emër të “ruajtjes së unitetit të partisë”, ka shkruar Latifi në Facebook.