in

Bislimi takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajmin e ka bërë të ditur Lajçak në rrjetin social Twitter, ku theksoi se një ndër çështjet që janë diskutuar ka qenë edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

“Diskutim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, gjendjen dhe rrugën që na pret përpara”, shkroi Lajçak.

Lini një Përgjigje

Nuk miratohet rezoluta e propozuar nga PDK-ja për pandeminë

Konjufca: Meja është akti i gjenocidit të Serbisë në Kosovë