Kompania Liri nga Prizreni (1985) ofron mbi 100 produkte unike, është shndërruar në fabrikën më të madhe në tregun e Kosovës për prodhimin e produkteve ushqimore.
Drejtori ekzekutiv Liridon Kalanderi i deklaroi portalit “Telegrafi” se në fabrikë janë të punësuar 200 persona.
Ai tregon se puna e këtij biznesi kishte nisur me bonbone, llokuma dhe karamele.
Sipas tij, produktet e Lirit janë të shtrira në të gjitha marketet e Kosovës.
“Kemi shumë kërkesa për eksport. Po ashtu, për momentin është rritur edhe konsumi brenda Kosovës, falë kauzës mos blini prodhime serbe dhe më të vërtet është rritur konsumi i të gjitha produkteve”, shpjegon Kalanderi.
Liri me biskotat Sempre, është shumë më e mirë se sa plazma e Serbisë, por tregtarët dhe vetëshërbimet tona thuajse gjithmonë e reklamojnë biskotën serbe nga kompleksi i qyqarisë.