Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pati bisedë virtuale me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer.
“Ishte kënaqësi që me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer, përmes një komunikimi virtual, të bisedoja për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.
Z. Palmer i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit, thuhet në komuinikatën në rrjetin social të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.


