in

Bien nga sistemi, 2 blloqet e KEK-ut, bordi jashtë vendit

Kanë rënë nga sistemi dy blloqe të termocentralit “Kosova B”. Derisa ai B1 është në revizion, e që bëhet çdo vit sipas planifikimit, B2 pas mesnatës ka pasur rrjedhje e probleme teknike, e cila nga ekspertët është vlerësuar se duhej të dilte jashtë funksionit, bën me dije IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KEK-ut Skënder Bucolli.

Ai ka sqaruar se gjendja pritet të rregullohet gjatë ditës së nesërme.

“Ne vetëm jemi duke operuar me dy njësi të “Kosovës A”, ndërsa Blloku B1 është në revizion që bëhet çdo vit dhe është ndalje e planifikuar, ndërkohë që blloku B2 pas mesnatës ka pasur disa rrjedhje e probleme teknike. Në këtë rast ekspertët e kanë vlerësuar që duhej të dilte jashtë kontrollit dhe pritet që të kthehet gjatë ditës së nesërme”, tha Bucolli.

E aktualisht Kosova është në mungesë të 120-150 megavateve deri nesër, sqaron Bucolli.

Nga ana tjetër Bordi i KEK-ut aktualisht ndodhet në një punëtori jashtë vendit.

Ndryshe si pasojë e daljes nga funksioni të këtyre dy blloqeve, qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa ngrohje.

Lini një Përgjigje

Qeveria kërkon kthimin e 2 milionë E nga pronarët e kompanisë

Vendosja e raporteve Kosovë-Izrael është madhështore