in

Bideni i afrohet Trumpit në një prej shteteve përcaktuese

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, e ka ngushtuar në masë të konsiderueshme epërsinë e rivalit Donald Trump në një prej shteteve kryesore të garës – Michigan.

Nga rreth 200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan tash ka rënë në vetëm rreth 12.500 vota, sipas të dhënave të televizionit Fox News.

Duhet theksuar se Michigani i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Rezultati i ngushtë është nxjerrë nga 90 për qind e votave, ndërsa 10 për qind nuk janë numëruar ende.

Lini një Përgjigje

Austri: Kardinali i Vjenës, ‘tё mos i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje’

Katër shqiptarë të arrestuar për sulmin në Vjenë, 2 nga Kosova