Presidenti i sapozgjedhur i SHBA Joe Biden ka zgjedhur ish-diplomatin Uilliam Burns në krye të CIA-s amerikane.
“Bill Burns është diplomat shembullor me dekada përvojë në të gjithë botën në mbrojtjen e njerëzve dhe vendit tonë”, tha Biden.
“Ai mendos si unë se inteligjenca duhet të jetë jopolitike”, shtoi presidenti, i cili do të marrë detyrën në 20 janar. Një diplomat me përvojë 33-vjeçare, duke përfshirë edhe ambasadorin e SHBA në Rusi nga 2005 në 2008, William Burns doli në pension diplomatik në 2014 dhe mori drejtimin e Fondacionit Carnegie për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Burns pason Gina Haspel, drejtoresha e CIA nga 2018 që pasoi Mike Pompeo, drejtori nga 2017 në 2018 kur Donald Trump e emëroi sekretar të shtetit. Nëse emërimi i tij konfirmohet nga Senati, Uilliam Burns do të bëhet diplomati i parë i karrierës që do të drejtojë CIA.