Presidenti i zgjedhur, demokrati Joe Biden po e shqyrton mundësinë e emërimit të Tom Donilonit drejor të CIA-s. Ai ishte veteran i diplomacisë dhe këshilltar i sigurisë kombëtare të ish Presidentit Barack Obama.Pozicioni i CIA-s mund të jetë një nga çështjet më sfiduese në administratën e Biden pas katër vitesh të presidentit republikan Donald Trump që akuzoi agjencinë se ishte pjesë e një komploti “të shtetit të thellë” për të minuar sundimin e tij.”Politico” ishte i pari që shkroi për shqyrtimin e zgjedhjes së Donilonit.Biden, i cili merr detyrën më 20 janar, gjithashtu tha se po konsideronte emërimin e Michael Morell, i cili në kohën e Obamës ishte nëndrejtor dhe drejtor i përkohshëm i CIA-s. Biden, një pjesë integrale e ekipit të sigurisë kombëtare të Obamës gjatë tetë viteve të tij si nënkryetar, do të punonte ngushtë me të dy.Ai tashmë ka zgjedhur veteranë të tjerë të administratës Obama për detyrat kryesore të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Antony Blinken, një ish-zëvendës sekretar i shtetit, si sekretar i shtetit dhe Avril Haines, një zëvendës drejtor i CIA-s së kohës Obama, si drejtor i inteligjencës kombëtare.