in

Biden përshëndet hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe RMV-në

Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti hapjen e bisedimeve nga ana e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ato janë të rëndësishme për të çuar përpara integrimin të Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.

“Në një kohë kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion”, shprehet ai në një deklaratë.

Presidenti Biden thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa këto vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

“Hapat që BE-ja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për rritje përkushtimin për përkushtimin të tyre”, përfundon deklarata e Shtëpisë së Bardhë. 

VOA

Lini një Përgjigje

Vitamina C 500 me Zink dhe D3 direkt, mbrojtja më e mirë ndaj Covid-19

Kush ishte Perandori shqiptar i Bizantit që vendosi taksë për ajrin