in

Biden deklarohet rreth situatës kaotike

Biden i bëri thirrje Donald Trampit që të dalë publikisht dhe të mbrojë Kushtetutën Amerikane ashtu siç ka premtuar kur ka bërë betimin si president. Ai tha se kjo situatë nuk është më mospajtim por ka eskaluar në kryengritje.

Biden shtoi se demokracia është fragjile dhe kërkon që njerëzit e denjë ta mbrojnë atë. “Çfarë do të mendojnë fëmijët tanë derisa i shikojnë këto ngjarje të shëmtuara që po ndodhin në Kapitol Hill” pyeti ai.  “Ky është shtet i demokracisë, i nderit, i së mirës, dhe këto shfaqje të tmerrshme nuk kanë vend këtu”. Ai shtoi se “Këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk ka gjë që nuk kemi arritur kur kemi dashur ta bëjmë së bashku. Zoti e bekoftë Amerikën”

Përgatiti Valmir Mehmetaj

Lini një Përgjigje

Shumë të plagosur në protestat amerikane

Trump prononcohet pas thirrjes nga Biden