in

Besnik Tahiri kandidat për kryetar të Podujevës

Besnik Tahiri ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në Facebook se është kandidat i AAK-së për Kryetar të Podujevës. Ai ka shkruar se kjo kandidaturë vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se ka hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garon për fitore. “Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një perspektivë të re qeverisëse e zhvillimore”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Te dashur llapjanë,

Me bindje të plotë kam vendosur të paraqes kandidaturën për Kryetar të Komunës së Podujevës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe deshiren time dhe te Aleances, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit tim te lindjes dhe qytetarëve te tij.

Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore.

Do t’i konsultoj të gjithë ata që duan dhe besojnë në ndryshimin e vërtetë, pa dallim rreshtimesh e flamujve partiakë. Kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie. Por, një moment e mundësi që së bashku ta kapim hapin e ndryshimit.

Ju siguroj se gara, programi e ekipi, do të jenë model, ndërkaq ballafaqimi, do të jetë vetëm mbi programin e vizionin. Besoj, se ndryshimi është i vërtetë, vetëm kur ka objektiva të qarta e njerëz të përkushtuar. E kundërta është improvizim.

Lini një Përgjigje

Hamza tregon nëse do të rrinë në sallë t’ ia bëjnë kuorumin Osmanit

Ministri serb akuzon Von Cramon se po lobon për pavarësinë e Kosovës